Sport

VIDEO / Manchester City rikthehet të jetë ai i pari!

Skuadra e Pep Guardiolës, pavarësisht se në Champions rrezikon të mos shkojë as në play off, në kampionat ka gjetur rrugën e duhur për të dalë nga kriza.

26 Janar 2025, 00:46 Nga DOSJA
VIDEO / Manchester City rikthehet të jetë ai i pari!

ANGLI - Në premier League duhet të ribëjnë llogaritë me Manchester City-n si rival i fortë për titullin kampion. Skuadra e Pep Guardiolës, pavarësisht se në Champions rrezikon të mos shkojë as në play off, në kampionat ka gjetur rrugën e duhur për të dalë nga kriza.

Në javën e 23-të të Premier League-s, ‘qiellorët’ mposhtën 3-1 me përmbysje Chelsea dhe tashmë shkojnë kuotën e 44 pikëve, tri më pak se Arsenali e nëntë më pak se Liverpooli, por ekipi i Arne Slot ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Sa i përket kronikës së përballjes së Etihad, Chelsea e befasoi City-n me golin e Maduekes që në minutën e 3-të, por të besuarit e Guardiolës ia dolën të barazonin me Gvardiol pa u mbyllur pjesa e parë.

Gjatë fraksionit të dytë, më saktësisht në minutën e 68-të Haaland i dha epërsinë City-t ndërsa golin e rezultatit përfundimtar 3-1 e shënoi Foden në minutën e 87-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll