Sport

VIDEO / Reali i Madridit arratiset në krye të La Ligës!

I jashtëzakonshëm Kilyan Mbappe, që realizoi të gjithë golat e “Los Blanos”, dy të parët njëri më i bukuri se tjetri për mënyrën e finalizimit, ndërsa të fundit e shënoi me penallti.

26 Janar 2025, 00:49 Nga DOSJA
VIDEO / Reali i Madridit arratiset në krye të La Ligës!

SPANJE - Reali i Madridit arratiset në krye të La Liga-s. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti bëri detyrën në ndeshjen me Valladolidit në transfertë, duke e mposhtur 0-3. I jashtëzakonshëm Kilyan Mbappe, që realizoi të gjithë golat e “Los Blanos”, dy të parët njëri më i bukuri se tjetri për mënyrën e finalizimit, ndërsa të fundit e shënoi me penallti.

Reali me këtë fitore shkon në kuotën e 49 pikëve, katër më shumë se Atletico e 10 më shumë se Barcelonë, por ‘blaugranat’ kanë për të zhvilluar këtë të diel ndeshjen me Valencian.

Reali i Madridit e mbylli në epërsi të një goli pjesën e parë në fushën e Valladolidit. Në minutën e 35-të të këtij takimi, pas një kombinimi të bukur mes futbollistëve “Los Blancos”, Mbappe,  i asistuar nga Bellingham, bën atë që di të bëjë më mirë, e dërgon topin në rrjetë.

Nuk ndalet Kylian Mbappe. Në minutë ne 57-të, në zhvillimet e një kundërsulmi të shpejtë, shënon golin e dytë në një pozicion të pjerrët me portën. Tjetër gol i shënuar nga Mbappe, këtë herë me 11-metërsh në shtesë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll