Sport

VIDEO / Napoli mund edhe Juven dhe vazhdon rrugëtimin drejt titullit!

26 Janar 2025, 00:42 Nga DOSJA
VIDEO / Napoli mund edhe Juven dhe vazhdon rrugëtimin drejt titullit!

ITALI - Skuadra e Napolit mposhti 2-1 Juventusin dhe vazhdon garën e saj të vetmuar në krye të renditjes së Serie A. Të kaltrit vuajtën ndaj bardhezinjve në pjesën e parë, duke e mbyllur atë në disavantazh pas një goli të shënuar nga blerja e re, Kolo Muani.

Në pjesën e dytë, Napoli rriti ritmin dhe dominoi plotësisht, duke barazuar fillimisht me një goditje me kokë nga Anguissa, dhe më pas duke siguruar fitoren me një penallti të shndërruar në gol nga Lukaku. Motta regjistron humbjen e parë sezonale në kampionat, ndërsa Conte nuk ngadalëson dhe dërgon një mesazh të qartë për Interin, që ka gjashtë pikë më pak, por dy ndeshje më shumë për të luajtur.

Debutim perfekt i Kolo Muani me fanellën e Juventusit. Sulmuesi francez jo vetëm që e nisi në formacionin titullar ndeshjen përballë Napolit në stadiumin “Maradona”, por shënoi golin që zhbllokoi takimin në minutën e 43-të.

I gjendur në kohën dhe vendin e duhur, sulmuesi i sapombërritur në Torino e çoi topin në rrjetë me një kthesë të shpejt, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit kundërshtar. Napoli e rrit presionin  në pjesën e dytë derisa në minutën e 57-të ia del të barazoi rezultatin me Anguissa-n. 11 minuta më vonë, vjen goli i përmbysjes i shënuar nga Lukaku me 11-metërsh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll