Sport

Barcelona ofron të luaj El Calssicon jashtë Spanje, Federata miraton idenë!

Për shkak të vonesave në rindërtimin e Camp Nout, Barcelona mund të mos e ketë gati stadiumin deri më 11 maj. Si rezultat, klubi po mendon ta zhvendosë ndeshjen në një vend jashtë Spanjës.

25 Janar 2025, 15:53 Nga DOSJA
Barcelona ofron të luaj El Calssicon jashtë Spanje, Federata miraton

SPANJE - Derbi më i madh spanjoll mes Barcelonës dhe Real Madridit, i njohur si El Clasico mund të luhet jashtë Spanjës këtë edicion, shkaku i vonesave për përfundimin e rinovimit të stadiumit Camp Nou. Sipas gazetës Sport, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) thuhet se është e hapur ndaj propozimit të Barcelonës për organizimin e El Clasicos jashtë shtetit.

Për shkak të vonesave në rindërtimin e Camp Nout, Barcelona mund të mos e ketë gati stadiumin deri më 11 maj. Si rezultat, klubi po mendon ta zhvendosë ndeshjen në një vend jashtë Spanjës.

Ndërsa Barcelona mbetet e fokusuar në përfundimin e “Camp Nou” në kohë, ata po përgatisin gjithashtu plane emergjente. Federata e Futbollit të Spanjës thuhet se është e hapur ndaj idesë për ta zhvendosur këtë ndeshje jashtë Spanjës. Planet e Barcelonës varen nga sigurimi i miratimit nga RFEF dhe La Liga.

Federata Spanjolle thuhet se nuk është kundër propozimit, i cili do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm për ndeshjen ikonike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll