Aktualitet

Protesta para Bashkisë Tiranë/ Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e mjeteve, procedohen gjashtë persona

Policia gjithashtu njofton se kanë vënë në pranga një 27-vjeçar pasi ai ka vjedhur një monopatin të cilin më pas e ka shitur.

25 Janar 2025, 12:31 Nga N.F
Protesta para Bashkisë Tiranë/ Bllokuan rrugën dhe penguan
Foto ilustruese

TIRANË- 6 persona të cilët morën pjesë ditën e djeshme në protestën para Baskisë së Tiranës janë proceduar penalisht. Policia përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se 6 të proceduarit në bashkëpunim me persona të tjerë të pa identifikuar kanë zhvilluar një protestë të paligjshme.

Më tej bëhet me dije se të proceduarit kanë bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike. Policia gjithashtu njofton se kanë vënë në pranga një 27-vjeçar pasi ai ka vjedhur një monopatin të cilin më pas e ka shitur. Ndërsa dy të tjerë janë arrestuar pasi u kapën në gjendje të dehur duke drejtuar mjetet e tyre.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Z., 27 vjeç, pasi ka vjedhur monopatinën e shtetasit O. K., dhe më pas ja ka shitur shtetasit K. D.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit S. M., 37 vjeç dhe O. M., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 24.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshmë Tiranë, për shtetasit D. T., A. K., K. B., E. E., B. K., dhe T. B, pasi para godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

protesta para bashkise se tiranes policia

Sondazh

Poll