Politike

Berisha: Ftoj shqiptarët jashtë vendit që të votojnë në shumicë, që të firmosin rotacionin sepse ne kemi një program të shkëlqyer

Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se Partia Demokratike ka një program të shkëlqyer, siç e konsideroi ai ‘shpëtimtar për Shqipërinë’.

24 Janar 2025, 19:15 Nga E. D
Berisha: Ftoj shqiptarët jashtë vendit që të votojnë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takim me Departamentin ‘Brain Gain dhe Ekselenca’, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që më 11 maj të votojnë në shumicë, më qëllim që të firmosin edhe rotacionin politik. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se Partia Demokratike ka një program të shkëlqyer, siç e konsideroi ai ‘shpëtimtar për Shqipërinë’.

"Do ta mbyll duke ju përgëzuar edhe njëherë e duke ju ftuar ju, anëtarëve të këtij departamenti, por të gjithë studentët, specialistët, intelektualët jashtë të jepni kontributin tuaj më të madh të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të votës, të jepni kontributin tuaj më të madh të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të votës të bashkëatdhetarëve tanë jashtë vendit. Është e një rëndësie të jashtëzakonshme që nga 1 milionë e 500 mijë shqiptarë jashtë vendit me të drejtë vote, shumica e tyre të mund të votojnë. Të firmosë me votën e tyre ndryshimin, rotacionin se e vërteta është që ‘ata thyhen dhe ne i mundim’ dhe ne kemi një program të shkëlqyer, kemi një program transformues, kemi një program shpëtimtar për Shqipërinë. Faleminderit!" tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll