Ekonomi

Vrásja e gjeneralit iranian “fluturon” naftën në bursa, ‘ari i zi’ kap 68 dollarë për fuqi

4 Janar 2020, 06:46 Nga DOSJA
Vrásja e gjeneralit iranian “fluturon” naftën në

Tregjet ndërkombëtare kanë nisur menjëherë nga lëvizjet pas vrásjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani gjatë një sulmi ajror nga SHBA-të në Bagdad.

Çmimet globale të naftës u rritën me katër përqind brenda ditës duke arritur shifrat e 68 dollarëve për fuqi. Shifër kjo e ngjashme me çmimin në muajin shtator, kur u sulmuan me dronë fushat naftënxjerrëse në Arabinë Saudite.

Por përveç rritjes së çmimit, aksionet në kompanitë amerikane të naftës si Exxon Mobil ranë. Doë dhe Nasdaq u mbyllën rreth 0.8%, ndërsa S&P 500 ra me 0.7% të aksioneve duke rënduar rekord si më e larta brenda ditës.

Tensionet midis SH.B.A dhe Iranit janë në rritje që nga viti 2018, kur SHBA u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore që synonte të frenonte programin bërthamor të Iranit dhe të parandalonte vendin nga zhvillimi i armëve bërthamore.

SHBA i ri-vendosi sanksionet ndaj Iranit, një veprim që shkatërroi ekonominë e vendit dhe kufizoi ashpër eksportet e saj të naftës.

Skenari ekstrem është ai që konflikti i drejtpërdrejtë i Iranit me SHBA të çojë në mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, i cili siguron hyrje në Gjirin Persik, ku edhe kalon 20 për qind e naftës që konsumon sot e gjithë bota. Kjo do të thotë se tregjet do të hynin në një krizë të thellë, ku në projektimet më optimiste çmimi i naftës të mos rritet më shumë se dyfishi i çmimit aktual, pra 120 dollarë për fuçi.

Edhe nëse tensionet bien, Caroline Bain, analiste në Capital Economyics, tha se firma pret që çmimi i naftës të lëvizë më lart këtë vit për shkak të “kufizimit të prodhimit, rritjes më të ngadaltë të prodhimit të naftës amerikane dhe një marrje graduale të rritjes ekonomike globale”.

Përplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrásësi nuk u gjet dhe u vrá një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrárë sot pas sulmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe súlmoi Ambasadën amerikane.

Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vrítet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani. Trump tha se diçka e tillë duhet të kishte ndodhur më parë pasi Sulejmani ishte vrasës. Nga ana tjetër DASH i ka paralåjmëruar shtetasit amerikanë që të largohen nga rajoni. Edhe kryeministri Edi Rama ka dalë në krah të SHBA-ve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi cmimi i naftes kasem sulejmani vritet gjenerali vritet komandanti i forcave quds cmimi i naftes kasem sulejmani vritet gjenerali vritet komandanti i forcave quds

Sondazh

Poll

Ekonomi 2 Janar 2020, 08:43

Dibra dhe Korça janë qarqet me numrin më të ulët të automjeteve në vend. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dibranët janë përdoruesit më të pakët...