Politike

"Jo ardhjes të politikanëve të korruptuar", Shqiptarët protestë në Michigan kundër vizitës së Taulant Ballës

Aktivisti shqiptar në Michigan Valentin Lumaj, ka njoftuar përmes një videoje të postuar në Facebook se në Michigan është krijuar një Komision i Reagimit Qytetar, ku pjesë e tij janë shqiptarët që jetojnë e punojnë në Amerikë.

24 Janar 2025, 18:32 Nga r.ll
"Jo ardhjes të politikanëve të korruptuar",
taulant balla

SHBA- Një protestë e organizuar nga shqiptarët në Michigann do të zhvillohet atje kundër vizitës së drejtuesit politik të PS për diasporën, Taulant Ballën.

Aktivisti shqiptar në Michigan Valentin Lumaj, ka njoftuar përmes një videoje të postuar në Facebook se në Michigan është krijuar një Komision i Reagimit Qytetar, ku pjesë e tij janë shqiptarët që jetojnë e punojnë në Amerikë. Lumaj shkruan se protesta e sotme do të zhvillohet para "The Imperial House" në Michigan.

"Proteste paqësore të premten në orën 6pm, para The Imperial House. Jo ardhjes të politikaneve të korruptuar shqiptare në Amerikë. Komisioni i Reagimit Qytetar", shkruhet në postimin në Facebook.

Dy ditë më parë, Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Michiganit përmes një deklarate publike u shprehën se kryeministri Edi Rama ka emëruar drejtues politik të PS për diasporën një person që ka lidhje me krimin. Në deklaratën e tyre, ata kërkojnë që Taulant Balla të mos përfaqësojë me socialistët shqiptarë në diasporë dhe shprehen se do të refuzojnë gjithmonë të gjitha figurat e lidhura me kriminalitetin.

proteste ne michigan

Sondazh

Poll