Politike

Vota e diasporës, KQZ çdo të hënë do t’i kalojë gjendjes civile listën e shtetasve të miratuar për regjistrim

Komisioni Rregullator ka miratuar këtë kërkesë si shtesë në vendimin “Për miratimin e rregullave për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve”.

24 Janar 2025, 18:12 Nga N.F
Vota e diasporës, KQZ çdo të hënë  do t’i
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ çdo ditë të hënë do ti vendosë në dispozicion Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile listën e shtetasve të cilëve iu është miratuar kërkesa për regjistrim për zgjedhjet e 11 majit. Komisioni Rregullator ka miratuar këtë kërkesë si shtesë në vendimin “Për miratimin e rregullave për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve”.

Lista do të gjenerohet në mënyrë automatike nga Platforma Elektronike e Regjistrimit, PER dhe do t’i vendoset në dispozicion DPGjC-së në format elektronik. Më pas DPGjC do të marrë masa të hartojë dhe publikojë ekstraktin e listës së zgjedhësve nga jashtë vendit të cilëve u është miratuar kërkesa për regjistrim, brenda 24 orëve, sipas përbërësve të listës së zgjedhësve nga jashtë vendit të përcaktuar në këtë vendim.

Nevoja për shtesën në vendimin nr/ 10/2025 lindi për shkak të volumit të kërkesave për regjistrim të zgjedhësve nga jashtë dhe për të lehtësuar punën e DPGJC, me qëllim që të fillojë punën përgatitore për të identifikuar këta zgjedhës, të cilët në përfundim të procesit të regjistrimit do të jenë pjesë e listës së zgjedhësve nga jashtë dhe do të hiqen nga lista e zgjedhësve brenda vendit për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

kqz vota e diaspores

Sondazh

Poll