Politike

"Të përkushtuar në forcimin e lidhjeve dypalëshe"/ Ambasadori Marco Alberti mbërrin në Tiranë, Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të tij

Në qendër të diskutimit mes tyre ishte bashkëpunimi politik mes dy vendeve për të forcuar lidhjet dypalëshe. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet Shqipëri-Itali, ndërsa u theksua angazhimi i plotë për thellimin e partneritetit strategjik bazuar në marrëdhëniet e qëndrueshme historike, ekonomike dhe kulturore.

24 Janar 2025, 14:18 Nga B.Z
"Të përkushtuar në forcimin e lidhjeve dypalëshe"/
Begaj, Alberti

TIRANË - Ambasadori i ri i Italisë Marco Alberti ka mbërritur në Tiranë, aty ku është pritur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Begaj pranoi Letrat Kredenciale të Albertit të cilit i shprehu gatishmërinë e institucioneve shqiptare për ta ndihmuar në përmbushjen e detyrës gjatë mandatit diplomatik në Tiranë.

Në qendër të diskutimit mes tyre ishte bashkëpunimi politik mes dy vendeve për të forcuar lidhjet dypalëshe. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet Shqipëri-Itali, ndërsa u theksua angazhimi i plotë për thellimin e partneritetit strategjik bazuar në marrëdhëniet e qëndrueshme historike, ekonomike dhe kulturore.

Presidenti Begaj: Kontaktet e shpeshta tregojnë përkushtimin tonë për forcimin e lidhjeve dypalëshe, bazuar në interesat strategjike reciproke si aleatë të NATO-s me një të ardhme të përbashkët në BE.Shqipëria do t’i jetë gjithmonë mirënjohëse Italisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të zëshme ndaj politikës së zgjerimit të BE-së dhe për rolin e saj proaktiv në mbrojtjen dhe mbështetjen e perspektivës së Shqipërisë në BE”.

Gjithashtu, gjatë dialogut mes tyre u vlerësua edhe integrimi i shqiptarëve në Itali gjatë tri dekadave të fundit, si dhe kontributi i biznesit italian dhe shkëmbimeve turistike në marrëdhëniet mes dy vendeve.

marco alberti bajram begaj

Sondazh

Poll