Politike

Zgjedhjet e 14 majit 2023, KAS gjobit 17 operatorë të Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit

Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi pjesërisht kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe vendosi të rrisë sanksionin administrativ gjobë, nga 3000 në masën 5000 lekë për 17 operatorët e Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit.

24 Janar 2025, 15:30 Nga N.F
Zgjedhjet e 14 majit 2023, KAS gjobit 17 operatorë të Pajisjeve
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS ka shqyrtuar ditën e sotme kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në kërkesë kërkonte vendosje sanksioni administrativ, për miratimin e raportit mbi gjetjet pas vlerësimit të regjistrimeve filmike gjatë implementimit të votimit elektronik në bashkitë Kamëz, Vorë dhe Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi pjesërisht kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe vendosi të rrisë sanksionin administrativ gjobë, nga 3000 në masën 5000 lekë për 17 operatorët e Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit. Në raport ishin të përfshira të detajuara nga vëzhgimet e kamerave në qendrat e votimit, shkeljet e dokumentuara të operatorëve për çdo QV të veçantë. Në përfundim raporti jepte edhe rekomandime për përmirësimin e procesit.

komisioni i ankimimeve dhe sanksioneve

Sondazh

Poll