Aktualitet

Vrasja e 48-vjeçarit në Tiranë, policia: U gjet i djegur në Zall-Herr "Porsche" i autorëve me targa të vjedhura, brenda automjetit ishte arma e dyshuar e krimit

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

24 Janar 2025, 15:20 Nga r.ll
Vrasja e 48-vjeçarit në Tiranë, policia: U gjet i djegur
foto ilustruese

TIRANË-48-vjeçari Lulzim Visha është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinë mëngjesin e sotëm në Tiranë. Lidhur me ngjarjen policia bën me dije se është gjetur automjeti tip "Porsche" i përdorur nga autori/ët e ngjarjes në Zall Herr. 

Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se brenda makinë është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur në vrasjen e Vishës. Ndërkohë gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë për vrasjen e shtetasit L. V., ju informojmë se:

Në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar i djegur një automjet tip “Porsche” i dyshuar i përdorur nga autori/ët e ngjarjes.

Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët.

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.

Vijon puna intensive nga grupi i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

vrasja e lulzim vishes policia e tiranes

Sondazh

Poll