"U zhduk pasi doli për të hedhur mbeturinat!" Arratiset nga burgu në Itali “kapo” shqiptar i drogës me 25 identitete
Xhevdet Plaku ITALIA- 44-vjeçari Xhevdet Plaku, i njohur si kapo i drogës me 25 identitete është arratisur nga burgu në...
Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për pasuritë e personave me iniciale A.L. dhe A.Ç., nën hetim për veprën penale të “Mashtrimit”.
BERAT- Gjykata e Beratit ka njoftuar për sekuestrimin e mbi 8 milionë lekë pasuri të dy personave që kishim mashtuar dhjetëra qytetarë. Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për pasuritë e personave me iniciale A.L. dhe A.Ç., nën hetim për veprën penale të “Mashtrimit”. Në bashkëpiunim me njëri-tjetrin, të dy kanë mashtruar persona të ndryshëm në disa qytete, duke përfituar shuma të mëdha monetare në lekë dhe valutë të huaja.
Po ashtu, Gjykata sekuestroi edhe dhjetë pasuri të paluajtshme të këtyre personave në Tiranë, Vlorë edhe Berat. Me kërkesë të prokurorisë u sekuestruan pasuritë e këtyre shtetasve në disa banka të nivelit të dytë në Berat dhe Tiranë, shumat e mëposhtme:
– 668.290.299,4 Lekë;
– 1.110.392.37 EURO;
– 224.470, 28 USD;
Njoftimi:
Sekuestrohen me kërkesë të Prokurorisë Berat mbi 8 milionë euro pasuri të shtetasve A.L. dhe A.Ç. nën hetim për veprën penale të “Mashtrimit”. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, sekuestroi pasuritë e shtetasve A.L dhe A.Ç nën hetim për veprën penale të “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/2/3 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.523, viti 2024, të realizuara në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, Berat, u arrit në dyshime të arsyshme me prova shkresore, se shtetasi A.L., ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 143/2/3 në bashkëpunim me shtetasin tjetër A.Ç, të cilët rezultojnë se kanë mashtruar persona të ndryshëm në disa qytete, duke përfituar shuma të mëdha monetare në lekë dhe valutë të huaja.
Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkoi sekuestrimin e të gjitha llogaritë bankare dhe pasurive të paluajtshme të shtetasve të mësipërm me banim në Berat. Me kërkesë të prokurorisë u sekuestruan pasuritë e këtyre shtetasve në disa banka të nivelit të dytë në Berat dhe Tiranë, shumat e mëposhtme:
– 668.290.299,4 Lekë;
– 1.110.392.37 EURO;
– 224.470, 28 USD;
Si dhe dhjetë pasuri të paluajtshme të këtyre shtetasve në Tiranë, Vlorë edhe Berat. Nga ana e Sektorit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar nën drejtimin e e Prokurorisë së Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vazhdojnë veprimet hetimore në funksion te procedimit penal 523/2024.
Xhevdet Plaku ITALIA- 44-vjeçari Xhevdet Plaku, i njohur si kapo i drogës me 25 identitete është arratisur nga burgu në...
Besnik Visha TIRANË - Personi që shihni në foton e mësipërme është Besnik Visha, vëllai i postierit Lulzim Visha i ...
Kryepeshkopi Anastas Janullatos GREQIA- Gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos, është përkeqësuar. Krye...
Automjeti i djegur TIRANË - Një automjet i djegur është gjetur mesditën e sotme në Zall Herr. Dyshohet se mjeti në flak&...
Foto ilustruese SHKODRA- Një 65-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dhunonte dhe kërcënonte me jetë...
Foto ilustruese TIRANA- “Duhani vret!”-këtë slogan e dinë edhe ata që kurrë në jetën e tyre nuk kan&eum...
Objektet e sekuestruara TIRANA- Një 40-vjeçare turke është arrestuar në Tiranë pasi në bashkëpunim me n...
Pamje nga vendngjarja TIRANË - Një tjetër pistë hetimi është ngritur për vrasjen e 48-vjeçarit, Lulzim Visha, i c...
Pamje nga aksidenti ELBASAN - Një aksident i trefishtë është regjistruar mësditën e sotme në aksin e rrugës komb&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Në Shqipëri në vitin 2024 hynë një numër rekord shtetasish të huaj prej 11.7 milionë, teksa...