Aktualitet

Pezullimi i programit të emigranteve nga Trump, afganët mbeten në Shëngjin: Nëse nuk na ndihmon Amerika, do të jetë fundi i jetës sonë

Ata kërkojnë ndihmë nga Amerika duke theksuar se e ardhmja e tyre është në rrezik dhe kthimi në Afganistan është i pamundur për shkak të kërcënimeve nga talebanët. Ata thonë për mediat se vendimi i Trump nuk u duket i drejtë dhe se njerëzit tanë e kanë ndihmuar ushtrinë amerikane në Afganistan.

24 Janar 2025, 14:45 Nga M.B
Pezullimi i programit të emigranteve nga Trump, afganët mbeten në
Emigrant

LEZHA- Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi urdhrin për pezullimin 90 ditor të programit të refugjatëve, urdhër i cili ka sjellë shqetësim edhe për afganët e strehuar në Shëngjin. Ata kërkojnë ndihmë nga Amerika duke theksuar se e ardhmja e tyre është në rrezik dhe kthimi në Afganistan është i pamundur për shkak të kërcënimeve nga talebanët. 

Refugjatët shpresojnë në ndërhyrjen në SHBA-ve për mbrojtjen e tyre dhe evakuimin e familjeve të mbetura në afganistan. Ata thonë për mediat se vendimi i Trump nuk u duket i drejtë dhe se njerëzit tanë e kanë ndihmuar ushtrinë amerikane në Afganistan.

“Vendimi i Trump nuk më duket i drejtë. Njerëzit tanë e kanë ndihmuar ushtrinë amerikane në Afganistan, ne duam që edhe gjithë ata që kanë ngelur në Afganistan të mos lihen në harrese, pasi jeta e tyre është e rrezikuar. Ata kërkojnë ndihmë për tu evakuar nga Afganistani sepse po përballen me sulme të vazhdueshme nga talebanet dhe jetojnë në një situatë tejet të rrezikshme.

Njerezit që kanë ndihmuar ushtrinë amerikane, po vritet nga talebanet. Nëse nuk na ndihmon Amerika kjo do të jetë fundi i jetës sonë, pasi ne nuk mund të shkojmë më në Afganistan, pasi talebanet e dinë kush ka ndihmuar ushtrinë amerikane dhe jemi të rrezikuar-tha një qytetar afgan në Shëngjin", shprehet një prej tyre.

afganet ne shengjin

Sondazh

Poll