Sport

Australia Open 2025/ Gjokovic eliminohet në gjysmëfinale, gjermani Zverev për herë të parë në finalen e Melburnit...

Novak Djokovic u tërhoq për shkak të një dëmtimi pasi humbi setin e parë 7-6 (5) kundër Alexander Zverev këtë të premte në Melburn. Tenisti gjerman kualifikohet në një finale të parë në Australian Open.

24 Janar 2025, 11:04 Nga DOSJA
Australia Open 2025/ Gjokovic eliminohet në gjysmëfinale, gjermani

AUSTRALI - Dhjetë herë fituesi i Australian Open, tenisti serb Novak Gjokoviç, duke kërkuar një rekord prej 25 titujsh Grand Slam, u eliminua në gjysmëfinalen e Melburnit kundër numrit 2 të botës Alexander Zverev.

Ndërsa 27-vjeçari gjerman sapo kishte fituar setin e parë në taj-brejk, 37-vjeçari serb shkoi te gjyqtari t'i thoshte se nuk do të mund të vazhdonte më një ndeshje që kishte filloi me një fashë të rëndë në kofshën e majtë, pasi ishte dëmtuar të mërkurën në çerekfinale kundër Carlos Alcaraz.

Pas asaj të US Open (2020) dhe Roland-Garros (2024), Zverev do të luajë një finale të tretë Grand Slam, e para në Melburn. Gjermani po i afrohet Graalit të tij të Shenjtë, objektivit të deklaruar të këtij sezoni. Për Gjokoviç, e ardhmja është e mbuluar me pasiguri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll