Sport

Vinicius Jr. shënon 100 gola me Real Madridin! Foto me Perez dhe fanelën festive…

“Faleminderit të gjithë shokëve të mi që më ndihmuan të arrij këtë numër. Hala Madrid".

24 Janar 2025, 10:00 Nga DOSJA

Vinicius Jr. shënon 100 gola me Real Madridin! Foto me Perez dhe

SPANJE - "Kam shënuar 101 gola me klubin e ëndrrave të mia. Kam ardhur si fëmijë dhe fakti që do të jem në gjendje të hyj në historinë e këtij klubi, më bën njeriun më të lumtur në botë. Faleminderit të gjithë shokëve të mi që më ndihmuan të arrij këtë numër. Hala Madrid ". 

Vinicius Jr. dje festoi momentin historik të 100 golave ​​me fanelën e Real Madridit, falë dopiedës së shënuar në fitoren 5-1 ndaj Salzburgut.

Një moment historik prestigjioz i festuar me një fanelë, e kompletuar me foton e zakonshme së bashku me presidentin Florentino Perez.

Vinicius, i lindur në vitin 2000, mbërriti në kryeqytetin spanjol në verën e vitit 2018 dhe në gjashtë vite e gjysmë ai realizoi gjithashtu edhe 84 asistime në 291 ndeshje në total, duke kontribuar në shumë fitore të arritura nga “los blancos” në pesë vitet e fundit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Real Madrid C.F. (@realmadrid)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll