Sport

Osimhen në telashe! Një gazetare raporton: “U godita dhe kërcënuar për fotot e bëra”

Lojtari, ashtu si Galatasaray, nuk ka komunikuar ende asgjë lidhur me këtë lajm.

24 Janar 2025, 09:30 Nga DOSJA

Osimhen në telashe! Një gazetare raporton: “U godita dhe

TURQI - Telashe për Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian dyshohet se ka sulmuar një gazetar mbrëmë teksa po dilte nga një klub nate në Stamboll me miqtë e tij.

Ish-lojtari i Napolit duket se nuk e ka vlerësuar praninë e padëshiruar të kamerave dhe me sa duket ka sulmuar fizikisht dhe verbalisht njeriun që kishte bërë disa foto.

Gazetarja në fjalë, raporton media turke Posta, quhet Tolga Bozduman dhe e ka përshkruar kështu skenën: “Osimhenin e kam filmuar teksa ka dalë, kam qenë me tre kolegë.

Ai vrapoi drejt meje duke bërtitur, ai u përpoq të më merrte kamerën, por unë nuk e lashë dhe ai më goditi me grusht dhe më tha: "Shkatërroni fotot, do t'ju jap para'. Unë refuzova dhe ai më kërcënoi: 'Do të të shkatërroj'. Lojtari, ashtu si Galatasaray, nuk ka komunikuar ende asgjë lidhur me këtë lajm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll