Politike

"Të fshehtat e kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij"/ Intervista e tretë e Arben Ahmetajt: Akuza të shoqëruara me fakte dhe dokumenta (VIDEO)

Gazetari Çim Peka, ka paralajmëruar se në këtë intervistë që do të transmetohet të hënën deklaratat e Ahmetajt do të shoqërohen me fakte dhe dokumenta. 

23 Janar 2025, 20:33 Nga Dosja.al
"Të fshehtat e kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve
pamje nga intervista

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të japër intervistën e tij të tretë nga arratia për moderatorin dhe gazetarin, Çim Peka.  Ndryshe nga intervistat e tjera, gazetari Peka, ka paralajmëruar se në këtë intervistë që do të transmetohet të hënën deklaratat e Ahmetajt do të shoqërohen me fakte dhe dokumenta. 

Burime për Dosja.al thonë se akuzat dhe faktet e ish-numrit 2 të qeverisë Rama, janë të përqendruara tek kryeministri dhe bashëpunëtorët e tij më të afërt. 

 

 

Në intervistën e fundit për "Çim Peka Live", të transmetuar në korrik të vitit të kaluar, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se pronarët faktik dhe real të inceneratorëve janë kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj. Duke theksuar se dosja hetimore ndaj tij për aferën e inceneratorit, është improvizuar nga kryeministri Edi Rama dhe Altin Dumani, Ahmetaj shtoi se ky i fundit ka deklaruar se e ka personale çështjen me të. 

Ish-zëvendëskryeministri gjithashtu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë duke firmosur drejtëpërdrejtë në aferën e EcoPark duke firmosur dokumenta. Por gjithashtu theksoi se ekziston një përgjim ambiental ku del familja e kryeministrit Edi Rama te AKSHI. Ahmetaj duke folur për AKSHI-n, ka theksuar se ABS që ka qenë një prestanome e njerëzve të afërt të kryeministrit që ka marrë 43 mln. Arben Ahmetaj ka deklaruar gjithashtu se kryeministri Edi Rama është një nga 6 emrat e personave përgjegjës nëse atij i ndodh gjë.

arben ahmetaj çim peka cim peka live

Sondazh

Poll