Politike

Ndalimi dhe largimi nga Serbia i dy shqiptarëve/ Ministria e Jashtme thërret në takim ambasadorin serb: Veprime jo në përputhje me përpjekjet për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore

Ministria e Jashtme kërkoi sqarime lidhur me këtë rast dhe theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra.

23 Janar 2025, 20:14 Nga r.ll
Ndalimi dhe largimi nga Serbia i dy shqiptarëve/ Ministria e Jashtme
ministria e jashtme

TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se dy shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët po merrnin pjsë në një seminar në Beograd janë ndaluar nga autoritetet serbe dhe janë dëbuar nga vendi. Dy shqiptarëve, Gëzim Memaj dhe Edlira Lilaj iu është ndaluar hyrja në Serbi për një vit. 

Ministria bën me dije se lidhur me ngjarjen ka thirrur në takim ambasadorin e Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukçeviç. Një njoftimin e ministrisë thuhet se ky veprim nga ana e Serbisë nuk konsiderohet në përputhje me përpjekjet për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe ka impakt negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve.

Ministria e Jashtme kërkoi sqarime lidhur me këtë rast dhe theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra.

REAGIM I MEPJ NË LIDHJE ME NDALIMIN DHE LARGIMIN NGA TERRITORI I SERBISË TË DY SHTETASVE SHQIPTARË

Sot, më 23 janar 2025, u thirr në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme Ambasadori i Republikës së Serbisë, z. Slobodan Vukçević.

Gjatë takimit u transmetua keqardhja dhe shqetësimi serioz për ndalimin dhe largimin nga territori i Serbisë të dy shtetasve shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë marrë pjesë në një seminar në Beograd.

Ky veprim nuk konsiderohet në përputhje me dëshirën dhe përpjekjet tona për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe ka impakt negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve tanë.

MEPJ kërkoi sqarime lidhur me këtë rast dhe theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra. U kërkua gjithashtu që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Ky rast është duke u ndjekur me vëmendje të plotë nga Ambasada Shqiptare në Beograd.

ministria e jashtme slobodan vukcevic

Sondazh

Poll