Aktualitet

Vetëdorëzimi i Izmir Sakicës dhe Samuel Troshanit, zbardhen dëshmitë: Jemi pajtuar me Vladimir Bruçin pas konfliktit!

Sakica dhe Troshani kanë deklaruar se janë vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës lidhur me ngjarjen për të dhënë sqarimet e tyre. Ata gjatë dëshmisë së tyre kanë deklaruar se janë pajtuar me Vladimir Bruçin për konfliktin.

23 Janar 2025, 15:24 Nga N.F

Vetëdorëzimi i Izmir Sakicës dhe Samuel Troshanit, zbardhen

Izmir Sakica, Samuel Dogjani

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vetëdorëzimin në policinë e Shkodrës Izmir Sakica dhe Samuel Troshani. Dy të vetëdorëzuarit ishin shpallur në kërkim nga policia për dhunimin e 62-vjeçarit, Vladimir Bruçi. Sakica dhe Troshani pas vetëdorëzimit janë ndaluar nga policia ku ndodhen në paraburgim. Ata pritet që të dalin në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë në vijim.

Sakica dhe Troshani kanë deklaruar se janë vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës lidhur me ngjarjen për të dhënë sqarimet e tyre. Ata gjatë dëshmisë së tyre kanë deklaruar se janë pajtuar me Vladimir Bruçin për konfliktin.

Sakica dhe Troshani ishin në masën e arrest me burg për ngjarjen e 3 qershorit 2024 ku 5 persona me sende të forta dhunuan Vladimir Bruçin për një vendparkim. Dy të rinjtë janë me masë sigurie nga gjykata vetëm për këtë ngjarje. Për dy të rinjët ka dyshime për pëfshirjen në masakrën e Dobraçit.

Atentati ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pa atentatit.

Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me ngjarjen e rëndë ndonëse ka pasur shqoërime të shumta në policia dhe marrje në pyetje.

izmir sakica dhe samuel troshani

Sondazh

Poll