Aktualitet

Keqtrajtoi një fëmijë të mitur në kopësht, shpallet në kërkim edukatorja e kopshtit në Tiranë

Ka qënë babi i të miturit ai i cili ka bërë denoncimin në Polici për 46-vjeçaren. Policia njofton se kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për ndalimin e edukatores.

23 Janar 2025, 13:36 Nga B.Z
Keqtrajtoi një fëmijë të mitur në kopësht,
Foto ilustruese

TIRANË - Një 46-vjeçare me profesion edukatore është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë të mitur në kopësht. Ka qënë babi i të miturit ai i cili ka bërë denoncimin në Polici për 46-vjeçaren. Policia njofton se kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për ndalimin e edukatores.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

denoncim policia tirane

Sondazh

Poll