Aktualitet

Vrau kryekamerierin në tetor 2022 në Elbasan, Gjykata dënon me 17 vite burg Erjon Llapushin

Konflikti nisi pasi Kurmaku i tha Llapushit se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

23 Janar 2025, 14:04 Nga M.B
Vrau kryekamerierin në tetor 2022 në Elbasan, Gjykata dënon me 17
Erjon Llapushi

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 17 vite burg Erjon Llapushin për vrasjen e kryekamarierit Gazment Kurmaku më 2 tetor 2021. Ngjarja ndodhi në lokalin “Fish City” ku Erjon Llapushi rrahu me grushta dhe sende të forta kryekamarierin Kurmaku.

Konflikti nisi pasi Kurmaku i tha Llapushit se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. Pamjet e kamerave të brendshme të lokalit asokohe treguan se si Llapushi godiste kryekamarierin dhe më pas largohet nga vendngjarja. 50-vjeçari Kurmaku përplasi kokën në shtresë betoni dhe ra në koma. Pas disa ditësh, ai ndërroi jetë.

Kush është Erjon Llapushi:

2007, tentativë për vrasje

Në vitin 2007, Erjon Llapushi ka tentuar të vrasë me armë zjarri Andi Sukollarin. Por nuk është ndalur me aq, pasi pasi ka kryer dënimin, ka dalë nga burgu dhe ka plagosur rëndë Mariglen Topuzin.

2008, plagosje e rëndë me dashje

Një vit më pas, në një lokal në qytetin e Pogradecit, Llapushi ka ka plagosur Mariglen Topuzin, ndërsa qëndronte bashkë me të. Topuzi edhe pse i qëlluar poshtë zemrës, fatmirësisht ka mbijetuar. Ndërsa i riu është dërguar sërish pas hekurave të qelisë.

2019, kanosje për dhënien e pasurisë

Erjon Llapushi në bashkëpunim me Saimir Frahollin, përmes presionit dhe shantazhit mundën të merrnin 17 për qind të aksioneve të një kompanie private për transportin e udhëtarëve në linjat Pogradec-Korçë dhe Pogradec-Tiranë. Më pas, aksionet i shitën tek një person i tretë. Megjithatë të dy u arrestuan nga Policia e Pogradecit, e në vitin 2020 Llapushi ishte në burg. Edhe pse vepra për të cilën ishte prangosur dënohej deri në 8 vite.

2021, arrestohet për trafik njerëzish

Në 29 maj të këtij viti, pra katër muaj para se të kryente krimin në Elbasan, Erjon Llapushi u arrestua sërish pasi po transportonte 24 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së. Sipas Kodit Penal, një vepër e tillë penale dënohet 3 deri në 7 vite burg, por Llapushi, për arsye që nuk dihen u la i lirë.

Erjon Llapushi, objekt i OFL-së

Në janar të vitit 2020, Erjon Llapushi ishte objekt i Operacionit Forca e Ligjit, por nuk iu sekuestrua asnjë pasuri.

erjon llapushi

Sondazh

Poll