Historia e 50-vjeçares nga Tirana: Si u peshkova në LinkedIn për të punuar në OnlyFans
Foto Ilustruese TIRANË- ‘Prej disa vitesh kam hapur profilin tim në internet në platformën profesionale ‘Linked...
Si pasojë është vënë në pranga 44-vjeçarja dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj. Ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për babain e 44-vjeçares (XH.P, 72 vjeç), pasi gjatë kontroli në banesën e tij është gjetur një armë gjahu teke.
SHKODËR - Një 44-vjeçare është arrestuar nga Policia në Shkodër pasi i janë gjetur në banesë arsenal armësh. Policia njofton se gjatë kontrollit në banesë janë gjetur dhe sekuestruar, granata ndezëse, 1 armë pneumatike, dhe municion luftarak.
Si pasojë është vënë në pranga 44-vjeçarja dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj. Ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për babain e 44-vjeçares (XH.P, 72 vjeç), pasi gjatë kontroli në banesën e tij është gjetur një armë gjahu teke.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Vijojnë kontrollet dhe puna e inteligjencës policore, për parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçare dhe shpallet në kërkim bashkëshorti i saj, pasi mbanin në banesë: 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak.
Procedohet në gjendje të lirë babai i 44-vjeçares, pasi mbante në banesë, 1 armë gjahu. Sekuestrohen këto sende që posedoheshin ilegalisht.
Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të posedimit të disa sendeve, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër organizuan operacionin policor të koduar “Muzgu”.
Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve E. P. dhe D. H. (bashkëshortë), ku janë gjetur 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak. Gjithashtu, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Xh. P. (babai i shtetases E. P.), ku është gjetur një armë gjahu teke.
Në vijim të veprimeve për këtë rast:
-u arrestua në flagrancë shtetasja E. P., 44 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Vjetër;
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. P., 72 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër;
-u shpall në kërkim shtetasi D. H., 49 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Foto Ilustruese TIRANË- ‘Prej disa vitesh kam hapur profilin tim në internet në platformën profesionale ‘Linked...
VLORË - Një 53-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të enjte në ambjentet e një karburanti në fs...
Dëbora SHKODËR - Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë qarkun e Korçës edhe këtë të enjte. ...
Autorët VLORA- 3 persona janë arrestuar në Vlorë, pasi dshohet se janë autorë të 5 rasteve të vjedhjes dhe 1 r...
Konferenca TIRANË - Shqipëria ka marrë Presidencën e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Inform...
Ariel Rraja TIRANË - 24-vjeçari Ariel Rraja, nipi i ish deputetit socialist, Rrahman Rraja është arrestuar këtë të enj...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Po...
Foto ilustruese FIER - Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në autostradën Vlorë-Fier. Nj...
Foto ilustruese FIER- Një 26-vjeçar është arrestuar në Fier pasi kishte hapur një llogari me rreth 500 mijë lek&e...
Kanabis TIRANË - Dy persona janë arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi janë ...