Aktualitet

I shtruar në spital në Athinë, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje të qëndrueshme

Mitropoliti i Laodikesë, u takua me Episkopin e Krujës, Anastas, dhe me priftërinjtë që e shoqëronin, në Kishën e Ungjillëzimit, në spital, ku kryen së bashku një lutje për shëndetin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë.

23 Janar 2025, 13:35 Nga M.B
I shtruar në spital në Athinë, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi
Kryepeshkopi Anastas Janullatos

GREQIA- Gjendja e Kryepeshkopit Anastas Janullatos paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa vijon të qëndrojë i shtruar në spitalin e “Ungjillëzimi” të Athinës. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, bën me dije se pas një operacioni kirurgjikal që ka bërë, sot ka shkuar për vizitë përfaqësuesi i Patriarkanës Ekumenike në Athinë, Mitropoliti i Laodikesë, Theodhorit.

Mitropoliti i Laodikesë, u takua me Episkopin e Krujës, Anastas, dhe me priftërinjtë që e shoqëronin, në Kishën e Ungjillëzimit, në spital, ku kryen së bashku një lutje për shëndetin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë.

"Hirësia e Tij i përcolli Episkopit të Krujës, z. Anastas, urimet e Patriarkut Ekumenik, si dhe urimet e tij personale. Hirësia e Tij, Episkopi i Krujës, e vuri në dijeni për gjendjen shëndetësore të Kryepiskopit, e cila mbetet e qëndrueshme, me një përmirësim të vogël. Më tej, ai shprehu falënderimet e tij të përzemërta për interesimin, lutjet dhe urimet e Patriarkut Ekumenik, duke i kërkuar atij që t’a falënderojë Patriarkun Ekumenik përzemërisht dhe me respekt për interesimin e treguar", thuhet në njoftim.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar.

anastas janullatos

Sondazh

Poll