Aktualitet

Vlorë/ Humb jetën në ambjentet e një karburanti 53-vjeçari

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

23 Janar 2025, 12:18 Nga B.Z

 

VLORË - Një 53-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të enjte në ambjentet e një karburanti në fshatin Novoselë të Vlorës. Viktima është identifikuar si S.M, 53-vjeç dhe paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 09:00, në fshatin Novoselë, ka humbur jetën dyshohet për shkaqe natyrale, në ambientet e një karburanti, ku po qëndronte, shtetasi S. M., 53 vjeç, banues në Vlorë. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

policia vlore

Sondazh

Poll