23 Janar 2025, 10:40
Nga B.Z
Ariel Rraja
TIRANË - 24-vjeçari Ariel Rraja, nipi i ish deputetit socialist, Rrahman Rraja është arrestuar këtë të enjte nga Policia në Kukës. Sipas policisë i riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Ndwrkohw qw Policia ka shkuar për të kontrolluar nëse ndodhej në banesë në zbatim të masës së sigurisë, ata janëpërballur me babain e tij, Flamur Rraja, si edhe 26-vjeçarin Ermal Tufa. Tw dy kwta persona kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit dhe i kanë paralajmëruaer që të mos ndërhyjnë në ‘zonën e tyre’.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Rr., 24 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Në vijim të veprimeve për këtë rast, janë proceduar penalisht shtetasit F. Rr., 56 vjeç dhe E. T., 26 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Por 24-vjeçari është një emër i njohur për policinë, ai ishte shpallur në kërkim gjithashtu edhe për dhunën që së bashku me babain e tij (Flamur Rraja) ushtroi ndaj Kujtim Cacës, në tetor të vitit 2024.
Ngjarja ka ndodhur më 24 Tetor, teksa Flamur Rraja dhe djali i tij, Arjel Rraja kanë dhunuar Kujtim Cacën dhe familjarët e tij, pas një konflikti për çështje pronësie. Ngjarja u mbajt e fshehtë nga ana e Policisë, teksa pas dy ditësh u raportua në media. Gjithashtu Ariel Rraja ka qenë pjesë e dhunës së ushtruar ndaj pjesëtarëve të familjes Maja, ku dhe atëherë u shpall në kërkim.
Ngjarja ndodhi më 6 korrik 2023 ku Flamur Rraja së bashku me anëtarë të tjerë të fisit Rraja ka ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të fisit Maja. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, u shfaq dhuna barbare e ushtruar nga Flamur Rraja, që kishte thirrur në ndihmë edhe vëllanë e tij, Xhelal Rraja.
Aktualitet
23 Janar 2025, 10:12
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Po...
Aktualitet
23 Janar 2025, 09:55
B.Z
Foto ilustruese
FIER - Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në autostradën Vlorë-Fier. Nj...
Aktualitet
23 Janar 2025, 09:37
M.B
Foto ilustruese
FIER- Një 26-vjeçar është arrestuar në Fier pasi kishte hapur një llogari me rreth 500 mijë lek&e...
Aktualitet
23 Janar 2025, 08:54
B.Z
Kanabis
TIRANË - Dy persona janë arrestuar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi janë ...
Aktualitet
23 Janar 2025, 08:45
B.Z
Masii i gurëve
SHKODËR - Moti i keq me reshje të dendura shiu që pushtoi vendin një ditë më parë ka shkaktuar probl...
Aktualitet
23 Janar 2025, 08:30
B.Z
Pamje nga sulmi
KOSOVË - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Shirok, në Suharekë, ku një qen ësht&eu...
Aktualitet
23 Janar 2025, 07:33
B.Z
Parashqevi Simaku
TIRANË - Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani ka dhënë së fundmi më tepër detaje në lidhje me gjendjen ...
Aktualitet
23 Janar 2025, 07:22
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tje...
Aktualitet
23 Janar 2025, 07:22
B.Z
Tirana
TIRANË - Në rrugët e Tiranës apo të qyteteve të tjera, apo dhe në lokale shumë shpesh të rastis që...
Aktualitet
23 Janar 2025, 07:17
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqë...