Aktualitet

EMRI/ Kishte hapur llogari në një faqe online, i përdorte lekët për vënie bastesh sportive, arrestohet 26-vjeçari në Fier

Bëhet me dije se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, finalizuan operacionin policor të koduar "Game over 3", ku gjatë operacionit u vu në pranga, Nikolin Myrto, 26 vjeç, banues në Roskovec.

23 Janar 2025, 09:37 Nga M.B
EMRI/ Kishte hapur llogari në një faqe online, i përdorte
Foto ilustruese

FIER- Një 26-vjeçar është arrestuar në Fier pasi kishte hapur një llogari me rreth 500 mijë lekë në një faqe online, të cilat i përdorte për vënie bastesh sportive. Bëhet me dije se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, finalizuan operacionin policor të koduar "Game over 3", ku gjatë operacionit u vu në pranga, Nikolin Myrto, 26-vjeç, banues në Roskovec. Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe celularin, që ai e përdorte për vendosjen e basteve sportive.

"Nga kontrolli i celularit të këtij shtetasi, u konstatua se nëpërmjet një llogarie në një faqe online, lëvronte rreth 500 000 lekë të rinj, për vënie bastesh sportive, në kundërshtim me ligjin", njoftoi sot policia.

 

fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Janar 2025, 22:05 N.F

A u eliminua Martin Bardhi nga Reçët?

Foto TIRANË- Dyshimet e para të grupit hetimor u orientuan tek familja Reçi, me të cilën Bardhi ishte në konflikt. Pas ngja...