Aktualitet

Gara për drejtimin e RTSH, Anila Basha mbështet Eni Vasilin: Ti konkurrofsh, fitofsh e shkëlqefsh në detyrë!

Basha shkruan se së fundmi është informuar për një "sulm të shëmtuar" ndaj Vasilit, ndërsa shprehet se kjo ndodh në rastet kur një grua konkurron për atë post drejtues. 

22 Janar 2025, 19:06 Nga r.ll
Gara për drejtimin e RTSH, Anila Basha mbështet Eni Vasilin: Ti
basha, vasili

TIRANË- Gazetarja Anila Basha ka mbështetur publikisht Eni Vasilin nëse ajo zgjedh të marrë pjesë në garën për drejtimin e Radio Televizionit Shqiptar. 

Përmes një reagimi në Instastory, Basha shkruan se së fundmi është informuar për një "sulm të shëmtuar" ndaj Vasilit, ndërsa shprehet se kjo ndodh në rastet kur një grua konkurron për atë post drejtues. 

Postimi i Anila Bashës: Eni Vasili nga nuk më vjen një sulm i shëmtuar që të është bërë e nuk reagon kush nga frika se do tu vërsulen hijenat mashkullore të paplotësuar nga jeta e me instikte të mbetura te vrima e çelësit. Epo unë e kam provuar më parë këtë lloj linçimi e ndoshta s'më bën përshtypje. Por kanë kaluar qindra burra atyre zyrave, se ka hap njeri gojën. Sa dëgjojnë për një grua vërshojnë sikur tu kesh hequr ushqimin nga pjata. Ti konkurrofsh, fitofsh e shkëlqefsh në detyrë nëse e fiton dhe sa më pak ndikim prej vulgut që nuk njeh limit. Tani le të shpërthejnë sharjet.

Gara për drejtimin e RTSH, Anila Basha mbështet Eni Vasilin: Ti

Në muajin shtator të vitit të kaluar, Alfred Peza dha dorëheqjen e parevokueshme nga posti si drejtues i RTSH për rreth një vit. Ai u vendos në qendër të kritikave për shkak të shkarkimeve masive të punonjësve të RTSH-së. Disa ditë pas largimit të tij, Aurora Polo u emërua si drejtore e komanduar e Radio Televizionit Shqiptar. Polo ka qenë më parë drejtuese e Albafilm, si dhe zëvendësdrejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.

anila basha eni vasili rtsh

Sondazh

Poll