Aktualitet

U përplasen me policinë gjatë arratisjes/ Plagosen tre efektivë në Itali, në pranga 3 "skifterë" shqiptarë, një tjetër largohet me sukses

Shqiptarët braktisën mjetin duke vazhduar arratisjen në këmbë. Karabinierët mundën të prangosnin 3 prej tyre, kurse i katërti mundi të ikte.

22 Janar 2025, 16:01 Nga N.F
U përplasen me policinë gjatë arratisjes/ Plagosen tre
Sendet e sekuestruara

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga tre të rinjë shqiptarë. Të arrestuarit dyshohet se kanë kryer një seri grabitjesh në zonën e Caserta në Itali. Shqiptarët u arrestuan nga karabinierët e kompanisë Cerreto Sannita të Napolit. Të rinjtë tentuan të arratiseshin nga policia por gjatë tentativës u përplasen më makinën e efektivëve. Nga përplasja u 3 efektivë. Arrestimi erdhi në përfundim të një ndjekjeje që zgjati disa kilometra, gjatë së cilës kriminelët përplasën edhe makinën e Karabinierëve.

Karabinierët hasën një mjet “Fiat Bravo” të dyshimtë me 4 persona në bord, i cili nuk u ndal dhe vazhdoi udhëtimin me shpejtësi të madhe. Gjatë ndjekjes së rrezikshme, autorët goditën mjetin e efektivëve, që ia dolën ta bllokonin veturën e agresorëve. Shqiptarët braktisën mjetin duke vazhduar arratisjen në këmbë. Karabinierët mundën të prangosnin 3 prej tyre, kurse i katërti mundi të ikte.

Gjatë kontrollit u gjetën sende materiale që shërbenin për plaçkitje dhe të vjedhura. Një çantë shpine me pishtarë, radio marrëse me dy drejtime dhe mjete të ndryshme.Gjatë operacionit të furishëm, tre karabinierë kanë pësuar lëndime personale me prognozë nga 12 deri në 20 ditë. Të arrestuarit u transferuan në burgun e Beneventos. Ata dyshohen përgjegjës për dhjetëra plaçkitje në zonë, teksa autoritetet përballë dukurisë shqetësuese kanë rritur numrin në 70 patrulla në ditë në Benevento.

vjedhje ne itali arrestohen 3 shqiptare ne itali

Sondazh

Poll