22 Janar 2025, 14:41
Nga B.Z
Izmir Sakica, Samuel Dogjani
TIRANË - Izmir Sakica dhe Samuel Troshani janë vetëdorëzuar mesditën e kësaj të mërkure në policinë e Shkodrës, pasi emrat e tyre janë përfolur si të përfshire në masakrën e Dobracit ku humbën jetën 4 persona.
Por Sakica dhe Troshani janë dy emra të njohur për drejtësinë shqiptare. Ata akuzohen edhe për një sërë ngjarjen të tjera kriminale. Të dy të rinjtë Sakica e Troshani ishin shpallur në kërkim dhe për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht 2024 në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri. Sipas raportimeve ndaj një automjeti tip Audi me drejtues një person që autoritetet nuk e kanë bërë publik identitetin, është qëlluar me breshëri plumbash dhe dyshohet se Troshani dhe Sakica ishin dy persona të implikuar në këtë atentat.
Gjithashtu Troshani dhe Sakica ishin shpallur në kërkim edhe për dhunë. Dyshohet se dy të rinjtë kanë dhunuar Vladimir Bruçit në mes të qytetit të Shkodrës 6 muaj më parë. Ngjarja u shënua mesditën e 3 qershorit 2024 në rrugën “Pogej”, në lagjen Rus, ku pesë persona dhunuar Bruçin për një vend parkimi. Lidhur me rastin policia informoi sot se 5 autorët ishin shpallur në kërkim dy prej të cilëve ishin Izmir Sakica dhe Samuel Troshani.
Si ndodhi masakra e Dobraçit ?
Një makinë në lëvizje me autorët qëlloi me armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit më 30 tetor. Lici ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë dhe ndërroi jetë më vonë. Lici dhe Bushati po udhëtonin nga Shkodra drejt Koplikut me makinën tip Benz me targa kroate, në momentin që u qëlluan.
Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje. Në këtë masakër, të vdekur mbetën edhe çifti i qytetarëve që po udhëtonte më motor në momentin e atentatit. Bashkim Basha dhe Flutura Basha kanë qenë duke udhëtuar me motor kur mjeti tip Benz me të cilin po udhëtonte Lici dhe Bushati ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.
Për shkak të plagëve të rënda Flutura Basha ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha disa ditë më vonë në spital. Një makinë tip Land Rover model i ri i djegur u gjet në fshatin Grudë e re të Shkodrës 10 minuta pas ngjarjes. Brenda saj u gjetën dy automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në atentat.
Nga ana tjetër në makinën me të cilën po udhëtonin viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati u gjetën tre pistoleta. Pista kryesore e vrasjes është përplasja mes grupeve të Shkodrës, ndërsa dyshohet për dy autorë të shpallur në kërkim, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani.
izmir sakica samuel dogjani
Aktualitet
22 Janar 2025, 14:37
M.B
Izmir Sakica dhe Samuel Troshani dhe avokati
SHKODRA- Izmir Sakica dhe Samuel Troshani janë vetëdorëzuar në policinë e Shkodr...
Aktualitet
22 Janar 2025, 14:02
M.B
Viktimat
SHKODRA- Izmir Sakica dhe Samuel Troshani janë vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës, në shoqërimin e avokat...
Aktualitet
22 Janar 2025, 12:46
M.B
Edison Oruqi
LUMI I SHALËS- Skendër Pepkolaj, kolegu i punës së Edison Oruqit, që u gjet i mbytur në Lumin e Shalës...
Aktualitet
22 Janar 2025, 11:58
B.Z
Edison Oruqi
TIRANË - Edison Oruqi, i cili u shpall i zhdukur që prej mesditës së të shtunës është gjetur i mb...
Aktualitet
22 Janar 2025, 11:46
M.B
Kristjan Marku
VLORA- Vrasja e 30-vjeçarit Kristjan Marku (Bardhi) më 13 janar 2015 në aksin Fier-Vlorë vijon të jetë ...
Aktualitet
22 Janar 2025, 11:42
B.Z
Foto ilustruese
LUSHNJE - Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen "Kadri Qystri" në Lushnje. Sipas pol...
Aktualitet
22 Janar 2025, 11:21
I.A
Franc dhe Hajdar Çopja
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar ditën e sotme 1 milion euro pasuri të vëllezë...
Aktualitet
22 Janar 2025, 11:07
B.Z
Policia Lezhë
Lezhë - Policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për 61-vjeçarin me iniciale F.SH, i cili përpl...
Aktualitet
22 Janar 2025, 10:57
B.Z
Fatmir Xheladin Gashi
ITALI - Një 63-vjeçar shqiptar i identifikuar si Fatmir Xheladin Gashi me origjinë nga Kosova, ka humbur jet&eu...
Aktualitet
22 Janar 2025, 10:47
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Pesë persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nga Policia...