Aktualitet

"Grupet kriminale po më vrasin bagëtitë"/ Qytetari proteston me bagëtitë e ngordhura në duar para SPAK, shoqërohet nga policia

Prej gati dy muajsh, qytetari ka treguar problemin e tij dhe ka kërkuar hetim për të.

22 Janar 2025, 15:33 Nga r.ll
"Grupet kriminale po më vrasin bagëtitë"/ Qytetari
protestuesi

TIRANË- Një protestë është zhvilluar ditën e sotme para godinës së Prokurorisë së Posaçme. Një qytetar ka protestuar para dyerve të SPAK duke pretenduar se grupet kriminale po i vrasin bagëtitë. 

Prej gati dy muajsh, qytetari ka treguar problemin e tij dhe ka kërkuar hetim për të. Protestën e sotme kishte zgjedhur ta zhvillonte në një mënyrë jo të zakontë. Ai mbante në duar dy bagëti të ngordhura në shenjë simbolike teksa kërkonte drejtësi. 

Lidhur me protestën, qytetari është shoqëruar në komisariat nga efektivët e policisë. 

spak policia e tiranes proteste para spak

Sondazh

Poll