22 Janar 2025, 16:28
Nga E. D
foto ilustruese
PRISHTINË- Gazetarja ukrainase, Olha Priadko, ka vdekur në moshën 51-vjeçare në banesën në Prishtinë, ku prej dy vjetësh jetonte me djalin e saj. Gjithashtu shkaku i vdekjes së saj ende nuk dihet. Priadko po strehohej në Kosovë në kuadër të programit "Gazetarët në Rezidencë", përmes së cilit gazetarët nga Ukraina, që përballet me pushtimin rus që nga viti 2022, mund të jetojnë dhe punojnë nga Kosova.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehu ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase, tha se ajo u strehua në Kosovë për t’i shpëtuar tragjedisë së luftës në shtetin e saj.
“Ajo ishte gazetare profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën që vetëm ata që kalojnë vuajtje të tilla mund ta kuptojnë”, tha Kurti.
Pikëllim të thellë për vdekjen e Priadkos shprehu edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Përkushtimi i saj për gazetarinë dhe koha që ajo kaloi me programin ‘Gazetarët në Rezidencë’ do të mbahen mend gjithmonë”, tha BE-ja, duke u shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve.
“Gazetarët në Rezidencë”, përmes së cilit ishte strehuar në Kosovë Priadko, është një program i iniciuar nga Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias ECPMF dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës. Nëpërmjet këtij programi mundësohet strehimi i përkohshëm për gazetarët ukrainas.
Atyre u mundësohet një pagë mujore, akomodim në banesë, kushte pune, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës. Përveç ndihmës përmes këtij programi, shteti i Kosovës ka dënuar pushimin rus të Ukrainës dhe u është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Moskës.
olha priadko
Aktualitet
22 Janar 2025, 16:01
N.F
Sendet e sekuestruara
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga tre të rinjë shqiptarë. Të arrestuarit dyshoh...
Aktualitet
22 Janar 2025, 15:33
r.ll
protestuesi
TIRANË- Një protestë është zhvilluar ditën e sotme para godinës së Prokurorisë së Posa&ccedi...
Aktualitet
22 Janar 2025, 15:30
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi shiste drogë. Mediat vendas...
Aktualitet
22 Janar 2025, 14:41
B.Z
Izmir Sakica, Samuel Dogjani
TIRANË - Izmir Sakica dhe Samuel Troshani janë vetëdorëzuar mesditën e kësaj të mërkur...
Aktualitet
22 Janar 2025, 14:37
M.B
Izmir Sakica dhe Samuel Troshani dhe avokati
SHKODRA- Izmir Sakica dhe Samuel Troshani janë vetëdorëzuar në policinë e Shkodr...
Aktualitet
22 Janar 2025, 14:02
M.B
Viktimat
SHKODRA- Izmir Sakica dhe Samuel Troshani janë vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës, në shoqërimin e avokat...
Aktualitet
22 Janar 2025, 12:46
M.B
Edison Oruqi
LUMI I SHALËS- Skendër Pepkolaj, kolegu i punës së Edison Oruqit, që u gjet i mbytur në Lumin e Shalës...
Aktualitet
22 Janar 2025, 11:58
B.Z
Edison Oruqi
TIRANË - Edison Oruqi, i cili u shpall i zhdukur që prej mesditës së të shtunës është gjetur i mb...
Aktualitet
22 Janar 2025, 11:46
M.B
Kristjan Marku
VLORA- Vrasja e 30-vjeçarit Kristjan Marku (Bardhi) më 13 janar 2015 në aksin Fier-Vlorë vijon të jetë ...
Aktualitet
22 Janar 2025, 11:42
B.Z
Foto ilustruese
LUSHNJE - Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen "Kadri Qystri" në Lushnje. Sipas pol...