Sport

Keylor Navas tashmë ka një klub të ri...

Ish-portieri i Real Madrid dhe PSG, i bashkohet Newell's Old Boys

22 Janar 2025, 15:00 Nga DOSJA
Keylor Navas tashmë ka një klub të ri...

ARGJENTINE - Keylor Navas, portieri i cili ka mbetur pa klub që kur u largua nga PSG në 2023/24, është një përforcim për argjentinasit nga Newell's Old Boys.

“Një legjendë ndërkombëtare mbërrin në park... sërish. Me krenari ju njoftojmë se Keylor Navas është portieri i ri i Newell's Old Boys. Mirësevini në shtëpinë tuaj të re”, thuhet në njoftimin e klubit argjentinas.

I stërvitur në Saprissa, në vendin e tij, portieri nga Kosta Rika filloi rrugëtimin e tij evropian në Spanjë, duke kaluar kohë te Albacete dhe Levante përpara se të bënte emër te Real Madrid (midis 2014/15 dhe 2018/19). Pasoi PSG, me një sezon në huazim në Nottingham Forest në mes, dhe tani ai do të luajë për herë të parë në Argjentinë.

Ndërkombëtar për Kosta Rikën me 116 ndeshje, Keylor Navas njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja vitin e kaluar, pasi përfaqësoi vendin në tre Kupa Botërore (Brazil 2014, Rusi 2018 dhe Katar 2022).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll