Aktualitet

FOTO/ Të dyshuar për përfshirje në disa ngjarje kriminale, ja momenti kur Izmir Sakica dhe Samuel Troshani vetëdorëzohen në policinë e Shkodrës

Ata ishin të shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Bruçit në mes të qytetit të Shkodrës 6 muaj më parë.

22 Janar 2025, 14:37 Nga M.B
FOTO/ Të dyshuar për përfshirje në disa ngjarje kriminale,
Izmir Sakica dhe Samuel Troshani dhe avokati

SHKODRA- Izmir Sakica dhe Samuel Troshani janë vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës, në shoqërimin e avokatit Sokol Tahiraj, pasi emrat e tyre janë përfolur si të përfshire në disa ngjarje kriminale, mes të cilës edhe ngjarjes së rënde të Dobracit me 4 të vdekur. Për këtë atentat ata ishin shpallur në kërkim jo me vendim gjykate por si persona që mund të kishin dijeni për ngjarjen dhe do të merreshin në pyetje. Gjithashtu ata ishin të shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Bruçit në mes të qytetit të Shkodrës 6 muaj më parë.

Masakra e Dobraçit:

Atentati ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të.

Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pa atentatit.

Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me ngjarjen e rëndë ndonëse ka pasur shqoërime të shumta në policia dhe marrje në pyetje. 

shkodra

Sondazh

Poll