Aktualitet

Përplasi me motor këmbësoren në rrugën dytësore “Kurbin-Laç”, procedohet shoferi 61-vjeçar

Ngjarja ndodhi në rrugën dytësore “Kurbin-Laç”, ku duke drejtuar motomjetin e tij 61-vjeçari përplas një grua 62-vjeçare teksa ishte duke kaluar rrugën. Kjo e fundit fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

22 Janar 2025, 11:07 Nga B.Z
Përplasi me motor këmbësoren në rrugën dytësore
Policia Lezhë

Lezhë - Policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për 61-vjeçarin me iniciale F.SH, i cili përplasi me motor një këmbësore. Ngjarja ndodhi në rrugën dytësore “Kurbin-Laç”, ku duke drejtuar motomjetin e tij 61-vjeçari përplas një grua 62-vjeçare teksa ishte duke kaluar rrugën. Kjo e fundit fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

'Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 61 vjeç, banues në Laç, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore “Kurbin-Laç”, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen V. J., 62 vjeçe, këmbësore, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

aksident në nikël lezhe

Sondazh

Poll