Aktualitet

Ishte duke punuar në një kantier ndërtimi, humb jetën 63-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Ngjarja tragjike raporothet të ketë ndodhur mëngjesin e djeshëm ku shqiptari me origjinë nga Kosova, ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit të shkollës fillore dhe të mesme Ungaretti në via Ghislandi në Darfo, ku ka pësuar një atak në zemër dhe si pasojë ka humbur jetën.

22 Janar 2025, 10:57 Nga B.Z
Ishte duke punuar në një kantier ndërtimi, humb jetën
Fatmir Xheladin Gashi

ITALI - Një 63-vjeçar shqiptar i identifikuar si Fatmir Xheladin Gashi me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën në Itali, teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi. Ngjarja tragjike raporothet të ketë ndodhur mëngjesin e djeshëm ku shqiptari ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit të shkollës fillore dhe të mesme Ungaretti në via Ghislandi në Darfo, ku ka pësuar një atak në zemër dhe si pasojë ka humbur jetën.

Bashkëpunëtorët e tij u përpoqën menjëherë ta ndihmonin. Përpjekjet për reanimim filluan menjëherë, në pritje të mbërritjes së ndihmës mjekësore. Fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet e tij, 54-vjeçari nuk ia doli, raportojnë mediat vendase. Ndërkohë Policia italiane ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

fatmir xheladin gashi

Sondazh

Poll