22 Janar 2025, 14:14
Nga B.Z
Asllan Dogjani
TIRANË - Deputeti demokrat Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, pasi është zyrtarisht nën hetim për fshehje të pasurisë. Dogjani para hyrjes në ambientet e gjykatës së Posaçme ka thënë para gazetarëve se pret drejtësi.
Dogjani akuzohet për fshehje të pasurisë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet pak ditë më parë dhe përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim ndaj të pandehurit deputetit të PD, Asllan Dogjani. Sipas njoftimit zyrtar, Dogjani akuzohet për kryerjen e veprës penale deklarim i rremë i pasurisë në lidhje me një apartament që ai ka përfituar.
Deklarimi i rremë për përfitimin e një apartamenti
Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.
Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën me nr.7030 rep. dhe 781 kol. të datës 6 dhjetor 2006, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan se i pandehuri Asllan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, bazuar në kontratën me nr.7030 rep dhe 781 kol, dt.6 Shtator 2006, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash.
Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme.
asllan dogjani ne spak apeli i gjkko
Politike
22 Janar 2025, 13:36
M.B
Vizita e delegacionit të PACE-s në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë.
KOSOVA- Kosova ka bërë përgatitje t&...
Politike
22 Janar 2025, 13:22
M.B
DAVOS- Teksa merrte pjesë në sesionin me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë” në Forumin Ekonomik Bot&...
Politike
22 Janar 2025, 12:55
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për caktimin e numrit të kandidatëve për depu...
Politike
22 Janar 2025, 12:09
B.Z
Ina Zhupa
TIRANË - Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datën 28 janar seancën gjyqësore për shqyrtimin e k&eu...
Politike
22 Janar 2025, 11:27
b.z\
Komisioni
TIRANË - Debate janë regjistruar gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë mes dy deputetëve socialistë,...
Politike
22 Janar 2025, 11:01
M.B
Edi Rama
DAVOS- Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me ndjekësit në rrjetet sociale në një nga rubrikat e tij. Një...
Politike
22 Janar 2025, 10:51
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar me anë të një postimi në platformën ...
Politike
22 Janar 2025, 10:32
Ivi Kaso
TIRANË - Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka denoncuar ditën e sotme se partia...
Politike
22 Janar 2025, 08:17
B.Z
Pamje nga prezantimi
TIRANË - Shqipëria merr pjesë në panairin global të turizmit Fitur 2025 në Madrid, ku do të pr...
Politike
21 Janar 2025, 22:52
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përllogaritur ndarjen e mandateve në listë të hapur dhe të mby...