Politike

Dhjetëra viktima nga zjarri në resortin e skive në Turqi, Hasani: Përcjellim ngushëllimet më të sinqerta, urojmë rekuperim të shpejtë për personat e dëmtua

Në postim shtohet se populli shqiptar përcjell ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjeve të viktimave, ndërsa uron rekuperim të shpejtë për personat e dëmtuar.

22 Janar 2025, 10:51 Nga M.B
Dhjetëra viktima nga zjarri në resortin e skive në Turqi, Hasani:
Igli Hasani

TIRANA- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar me anë të një postimi në platformën "X" lidhur me tragjedinë e ndodhur në Turqi me zjarrin e rënë në një resort skish ku humbën jetën dhjetëra persona. Ministria shkruan se Shqipërisë shpreh solidaritetin e thellë me Turqinë. 

Në postim shtohet se populli shqiptar përcjell ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjeve të viktimave, ndërsa uron rekuperim të shpejtë për personat e dëmtuar.

Reagimi i plotë i MEPJ:

"Zemërthyer nga lajmi i zjarrit tragjik në resortin e skive të Kartalkaya në Turqi, ku janë humbur shumë jetë njerëzish! Në këtë moment të vështirë, Shqipëria dhe populli i saj janë në solidaritet me Turqinë, dhe përcjellim ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjeve të viktimave, ndërsa urojmë rekuperim të shpejtë për personat e dëmtuar!"

tragjedia ne turqi

Sondazh

Poll