Politike

Pakti PS-PD për listat/ KQZ: 46 deputetët e parë për çdo parti caktohen nga kryetari, ja si ndahen mandatet për çdo qark

Sipas formulës që do aplikohet për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, 46 deputetët e parë të çdo subjekti garues do jenë produkt i listës së mbyllur ku renditjen e ka caktuar kryetari.

21 Janar 2025, 22:52 Nga N.F
Pakti PS-PD për listat/ KQZ: 46 deputetët e parë për
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përllogaritur ndarjen e mandateve në listë të hapur dhe të mbyllur në 12 qarqet e vendit. Sipas formulës që do aplikohet për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, 46 deputetët e parë të çdo subjekti garues do jenë produkt i listës së mbyllur ku renditjen e ka caktuar kryetari. Më tej theksohet se vetëm partia që arrijnë të marrin një numër mandatesh që tejkalon listën e mbyllur do kenë mundësi të çojnë në  Kuvend deputetë si preferencë e qytetarit.

Për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, partitë politike duhet të gjejnë 186 kandidatë, pasi ndonëse garohet për 140 ulëse në Parlament, ndarja e listës së kandidatëve në dy pjesë, një e fiksuar dhe pjesa tjetër e hapur, detyron subjektet  garuese  të paraqesin më shumë emra.

Sipas projektvendimit të KQZ parashikohet që partitë politike të paraqesin një listë të ndarë në dy pjesë, ku 46 do të jenë në pjesën e mbyllur ndërsa 140 në pjesën e hapur, ku do të garohet për çdo votë.

Pakti PS-PD për listat/ KQZ: 46 deputetët e parë për

kqz

Sondazh

Poll