22 Janar 2025, 12:09
Nga B.Z
Ina Zhupa
TIRANË - Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datën 28 janar seancën gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike e cila kërkonte të shpallej i papajtueshëm me Kushtetutën, ligji për Akademinë e Shkencave. Seanca ishte planifikuar të mbahej ditën e sotme por është shtyrë për shkak të mungesës së një prej gjyqtarëve.
Deputetja Ina Zhupa foli për gazetarët jashtë ambienteve të gjykatës ku theksoi se Gjykata Kushtetuese sipas saj është e kapur. Ajo shprehet se ligji u miratua nga socialistët në shkelje të Kushtetutës, vetëm për të favorizuar Skënder Gjinushin për t’i dhënë një tjetër mandat në krye të Akademisë së Shkencave. Sipas Zhupës, ligji “Për Akademinë e Shkencave” nuk respekton akademikët sepse nuk garanton barazinë e tyre para ligjit.
Zhupa: “Ajo që na u la, seanca e radhës më 28 janar në orën 10 në Gjykata Kushtetuese. Uroj që të jetë kuorumi me të 8 anëtarët. Sot ishim përgatitur për të bërë parashtrimet tona. Kishim të gjitha provat shkresore, e-mail që janë shkëmbyer gjatë proceduarve në Kuvend. Ligji është anti kushtetues. Në substancë. Shkel themelin e kushtetutës. Gjithë akademikët janë të barabartë para ligjit. Risia që krijonte ky ligj, të gjithë 75-vjeçarët ktheheshin në akademikë emeritus që nuk drejtojnë dot, nuk mbikëqyrin dot. Por vetëm njëri prej tyre mund të jetë kryetar dhe ky është Gjinushi, që drejton, firmos, mbikëqyr. Të gjitha kafshët janë të barabartë por disa janë më të barabarta se të tjerët.
Kjo figurë dihet për njohjet e veta politike. Çdo mbledhje e komisioneve e seancës plenare apo çdo procedurë jo sipas rregullores është nul. Procedurat për këtë ligji janë në shkelje. Relacioni në presidencë ka qenë pa firmat e relatorëve, jo sipas rregullores. Do e vazhdojmë betejën. Nuk lidhet me emrin e një personi. E keni parë si Rama kërkon të kapi çdo institucion, nuk do rotacion në asnjë institucion. Duan të kapin dhe Akademinë e Shkencave me njerëz politikë. Është në interesin e publikut që Akademia e Shkencave të jetë e pavarur, çdo akademikë të jetë i barabartë para ligjit.”
ina zhupa gjk
Politike
22 Janar 2025, 11:27
b.z\
Komisioni
TIRANË - Debate janë regjistruar gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë mes dy deputetëve socialistë,...
Politike
22 Janar 2025, 11:01
M.B
Edi Rama
DAVOS- Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me ndjekësit në rrjetet sociale në një nga rubrikat e tij. Një...
Politike
22 Janar 2025, 10:51
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar me anë të një postimi në platformën ...
Politike
22 Janar 2025, 10:32
Ivi Kaso
TIRANË - Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka denoncuar ditën e sotme se partia...
Politike
22 Janar 2025, 08:17
B.Z
Pamje nga prezantimi
TIRANË - Shqipëria merr pjesë në panairin global të turizmit Fitur 2025 në Madrid, ku do të pr...
Politike
21 Janar 2025, 22:52
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përllogaritur ndarjen e mandateve në listë të hapur dhe të mby...
Politike
21 Janar 2025, 21:40
N.F
Takimi
DAVOS- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Gjatë këtij ...
Politike
21 Janar 2025, 20:20
N.F
GJERMANI- Politikani i socialdemokratëve gjermanë, Markus Schreiber arriti të merrte 304.181 pëlqime me postimin e tij të parë n...
Politike
21 Janar 2025, 19:37
N.F
Celibashi
TIRANË- Krye i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje të tjera se çfarë hapash duhen të ndjekin...
Politike
21 Janar 2025, 19:20
r.ll
zelensky, rama
ZVICËR- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror...