22 Janar 2025, 13:22
Nga M.B

DAVOS- Teksa merrte pjesë në sesionin me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë” në Forumin Ekonomik Botëror që zhvillohet në Davos, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat.
Teksa moderator Richard Quest nga CNN International tregonte se kishte vizituar Shqipërinë gjatë kohës së diktaturës, ai e cilësoi atë si Korenë e Veriut të Evropës.
Në atë moment Rama ngriti në mënyrë humoristike pretendimin se Quest ka qenë duke punuar për ndonjë agjenci të huaj që nuk ka qenë dashamirëse për vendet demokratike, ose ka qenë marksist, pasi asokohe “askush nuk mund të hynte” në Shqipëri.
Nga ana tjetër moderator Quest u “justifikua” duke treguar se kombëtarja e Anglisë përballej me atë të Shqipërisë, ndaj edhe ishte lejuar të hynte në Shqipërinë komuniste.
Quest: Njëherë e një kohë keni qenë Koreja e Veriut të Evropës dhe e kam vizituar. Kam qenë në kohët e vjetra
Rama: Atëherë, më duket se paske punuar për ndonjë agjenci që nuk ka qenë dashamirëse për vendet demokratike, sepse askush nuk mund të hynte, ose ke qenë marksist.
Quest: Jo jo, luante Anglia me Shqipërinë, ndaj iu duhej të na lejonin të hynim
Rama: Nuk jam i sigurt për këtë Richard, por kush nuk ka gjë për të fshehur
Quest: Përpjekje e mirë kryeministër.
edi rama
Politike
22 Janar 2025, 12:55
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për caktimin e numrit të kandidatëve për depu...
Politike
22 Janar 2025, 12:09
B.Z
Ina Zhupa
TIRANË - Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datën 28 janar seancën gjyqësore për shqyrtimin e k&eu...
Politike
22 Janar 2025, 11:27
b.z\
Komisioni
TIRANË - Debate janë regjistruar gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë mes dy deputetëve socialistë,...
Politike
22 Janar 2025, 11:01
M.B
Edi Rama
DAVOS- Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me ndjekësit në rrjetet sociale në një nga rubrikat e tij. Një...
Politike
22 Janar 2025, 10:51
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar me anë të një postimi në platformën ...
Politike
22 Janar 2025, 10:32
Ivi Kaso
TIRANË - Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka denoncuar ditën e sotme se partia...
Politike
22 Janar 2025, 08:17
B.Z
Pamje nga prezantimi
TIRANË - Shqipëria merr pjesë në panairin global të turizmit Fitur 2025 në Madrid, ku do të pr...
Politike
21 Janar 2025, 22:52
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përllogaritur ndarjen e mandateve në listë të hapur dhe të mby...
Politike
21 Janar 2025, 21:40
N.F
Takimi
DAVOS- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Gjatë këtij ...
Politike
21 Janar 2025, 20:20
N.F
GJERMANI- Politikani i socialdemokratëve gjermanë, Markus Schreiber arriti të merrte 304.181 pëlqime me postimin e tij të parë n...