Politike

"PER nuk njeh dokumentet e një shteti tjetër", Celibashi bashkëbisedim informues për votën e diasporës: Aplikimin bëjeni vetëm me dokumente shqiptare! Vërtetoni adresën e vendqëndrimit

Ai gjithashtu u bëri thirrje emigrantëve të shohin videot tutorial në aplikacionin e KQZqë të dinë sesi përdoret PER. Celibashi tha se duhet të vërtetohet adresa e vendqëndrimit.

21 Janar 2025, 19:37 Nga N.F
"PER nuk njeh dokumentet e një shteti tjetër", Celibashi
Celibashi

TIRANË- Krye i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje të tjera se çfarë hapash duhen të ndjekin të gjithë emigrantët shqiptarët që jetojnë jashtë që duan të votojnë në zgjedhjet parlamentare në 11 maji. Në një video live në "Facebook", Celibashi u shpreh se aplikimi bëhet vetëm me dokumente shqiptare pasi Platforma Elektronike e Regjistrimit, PER nuk njeh dokumentet e një shteti tjetër.

Ai gjithashtu u bëri thirrje emigrantëve të shohin videot tutorial në aplikacionin e KQZqë të dinë sesi përdoret PER. Celibashi tha se duhet të vërtetohet adresa e vendqëndrimit. Ai tha se kur të skaohet adresa duhet të qarta adresën që kanë ngarkuar në PER. Sipas tij 90 % e aplikantëve nga Italia, kanë ngarkuar dokumentin nga ana që nuk e mban adresën.

"Aplikimin bëjeni vetëm me dokumente shqiptare, PER nuk njeh dokumentet e një shteti tjetër. Para se të nisni aplikimin, shikoni videot tutorial në aplikacionin e KQZ, të dini si përdoret PER.

Duhet Kujdes! Kemi konstatuar problemet më të shumta. Vërtetoni adresën e vendqëndrimit tuaj. Kur ta skanoni adresën, ta tregojë qarta adresën që keni ngarkuar në PER. 90 % e aplikantëve nga Italia, kanë ngarkuar dokumentin nga ana që nuk e mban adresën. Vetëm kështu ne konfirmojmë adresën ku do t’ju dërgojmë fletën e votimit", tha Celibashi.

celibashi

Sondazh

Poll