Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si parashikohet moti për sot

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në qendër shtrëngata afatshkurtra. Pas orëve të mëngjesit reshje shiu të dobëta në formë pikash dhe të karakterit lokal.

22 Janar 2025, 07:15 Nga M.B
Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në qendër shtrëngata afatshkurtra.

Pas orëve të mëngjesit reshje shiu të dobëta në formë pikash dhe të karakterit lokal. Në relievet e larta malore në lindje reshje dëbore me intensitet të ulët. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, si dhe valëzimi në dete i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në bregdet: 5/16°C ;

në vendet e ulëta: 4/15°C ;

në vendet malore: -2/8°C.

moti

Sondazh

Poll