Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur drejtuesja e njerës prej automjeteve, e cila mësohet se është nisur në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.

22 Janar 2025, 10:23 Nga B.Z
Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, makinat përplasen me
Foto ilustruese

LEZHË- Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë- Shkodër. Dy automjete janë përplasur me njëra -tjetrën pranë kryqëzimit të Blinishtit, në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur drejtuesja e njerës prej automjeteve, e cila mësohet se është nisur në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore, dhe ende nuk dihet si paraqitet gjendja e saj. Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll