Sport

ZYRTARE/ Borussia Dortmund shkarkon trajnerin Nuri Shahin!

Bologna, një humbje më shumë për trajnerin e Borussia Dortmundit…

22 Janar 2025, 11:00 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Borussia Dortmund shkarkon trajnerin Nuri Shahin!

GJERMANI - Mbrëmë Borussia Dortmund ka udhëtuar drejt Bolognës me presion të madh mbi supet e trajnerit të skuadrës gjermane Nuri Sahin.

Sepse në rast rezultati negative, i numëroheshin orët. Dhe pasi ruajti shpresën duke qqenë në epërsi 1-0 deri në minutën e 70-të të lojës, BVB u shemb në harkun e dy minutave për të humbur përfundimisht ndeshjen 2-1.

Një humbje e cila i jep fund aventurës së Shahinit në krye të skuadrës. Sot në mëngjes, klubi komunikoi duke shpjeguar se ai u largua nga posti i trajnerit:

"Borussia Dortmund dhe Nuri Sahin ndahen menjëherë BVB liroi trajnerin e tyre pas humbjes zhgënjyese 1-2 në UEFA Champions League të martën në mbrëmje në FC Bologna", mund të lexohet në njoftimin për shtyp.

Kujtojmë se Borussia Dortmund është e 10-ta në Bundesligë me 25 pikë në 18 javë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll