Aktualitet

Sekuestrohen 25 kg lëndë narkotike në Kosovë, vihen në pranga 4 persona

Përmes një njoftimi për media, policia ka bërë të ditur se operacioni, ka filluar me mbledhjen e dëshmive në teren dhe sot në koordinim më Prokurorinë e Krimeve të Rënda, janë realizuar katër kontrolle në lokacione të ndryshme në Prishtinë.

21 Janar 2025, 22:48 Nga r.ll
Sekuestrohen 25 kg lëndë narkotike në Kosovë, vihen në
droga e kapur

KOSOVË- Policia e Kosovës përmes një operacioni të koduar "Starti" kanë goditur një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike. Si rezultat i operacionit janë sekuestruar mbi 25 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë marijuanë dhe janë vënë në pranga 4 persona.

Përmes një njoftimi për media, policia ka bërë të ditur se operacioni, ka filluar me mbledhjen e dëshmive në teren dhe sot në koordinim më Prokurorinë e Krimeve të Rënda, janë realizuar katër kontrolle në lokacione të ndryshme në Prishtinë.

Gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar: 27 paketime, dyshohet të jetë marijuanë me peshë 25 kg, një automjet, dy pushkë, dy revole, shtatë fishekë kalibrash të ndryshëm, gjashtë telefona celular dhe 350 euro. Sipas policisë, dyshohet se lënda narkotike kishte qëllim të tregtohej brenda vendit.

Sekuestrohen 25 kg lëndë narkotike në Kosovë, vihen në
droga

policia e kosoves

Sondazh

Poll