Politike

Regjistrimi i votës së diasporës/ KQZ publikon shifrat, mbi 50 mijë aplikime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ nga të dhënat e publikuara ka aprovuar 25.532 prej tyre.

21 Janar 2025, 18:29 Nga N.F
Regjistrimi i votës së diasporës/ KQZ publikon shifrat, mbi 50
Foto ilustruese

TIRANË- Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për herë të parë të votojnë për zgjedhjet parlamentare pa qenë e nevojshme të vijnë fizikisht në Shqipëri. Më 11 janar ka nisur dhe procesi i regjistrimit të tyre përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i cili zgjat deri në 4 mars. Ndërkohë që nga nisja e regjistrimit të votuesve të diasporës rezulton se kanë aplikuar 50 475 persona.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ nga të dhënat e publikuara ka aprovuar 25.532 prej tyre. Shumica e aplikimeve të kryhen nga meshkujt, me 64.0 përqind, ndërsa 36.0 përqind prej tyre janë kryer nga femrat. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri.

Regjistrimi i votës së diasporës/ KQZ publikon shifrat, mbi 50

kqz vota e diaspores

Sondazh

Poll