Aktualitet

Bandat shqiptare me strategji të re për trafikimin e drogës, marrin makina me qira dhe i përdorin për aktivitetin e tyre, arrestohen 2 persona

Edhe pse bandat mundohen të gjejnë forma të reja, policia italiane ka arritur të godasë dy raste brenda natës ku u arrestuan 2 shqiptarë.

21 Janar 2025, 17:42 Nga N.F
Bandat shqiptare me strategji të re për trafikimin e drogës,
Foto ilustruese

ITALI- Trafikuesit dhe shpërndarësit e drogës gjatë gjithë kohës mundohen të gjejnë forma të te reja që aktiviteti i tyre të shkojë mirë dhe të mos bien në sy. Së fundmi bandat shqiptare po përdorin strategji të re duke marrë mjete me qira për shpërndarjen e drogës. Edhe pse bandat mundohen të gjejnë forma të reja, policia italiane ka arritur të godasë dy raste brenda natës ku u arrestuan 2 shqiptarë.


Fillimisht u kap një 25-vjeçar në Cortona, duke shpërndarë drogë me një makinë që e kishte marrë me qira nga një kompani private. Ka qenë një kontroll i rastësishëm nga patrulla që çoi në zbulimin në pjesën e pasme të sediljes edhe 13 pako të mbështjella me kokainë, me peshë totale 7 gramë. Por ajo që ka habitur karabinierët dhe hetuesit ka qenë fakti se tashmë trafikantët po përdorin si strategji edhe marrjen e makinave nga kompanitë që i lëshojnë me qira, për t’i përdorur me qëllime kriminale dhe mbuluar sadopak gjurmët apo ngatërruar investiguesit.


Dhe ky nuk ishte rasti i vetëm. Sepse disa orë më pas, pak kilometra më tej, oficerët duke marrë shkas nga rasti i parë, ushtruan kontrolle në një tjetër mjet të marrë me qira nga një shqiptar 20-vjeçar. Në përfundim u zbuluan e fshehur poshtë sediljes së përparme, në anën e drejtuesit të mjetit, një kuti cigaresh me 5 mbështjellës lëndë narkotike të llojit kokainë, në total 3 gramë. Si provë u sekuestruan edhe 400 euro cash. Shqiptari u arrestua dhe për qëllime hetimore të mëtejshme.

arrestohen dy shqiptare ne itali

Sondazh

Poll