Aktualitet

"Ishte duke punuar në lumin e Shalës kur..."/ Babai i tre fëmijëve raportohet i zhdukur prej 4 ditësh, çfarë deklaroi familja dhe bashkëpunëtori i tij

Skënder Pepkolaj, personi i cili ka denoncuar zhdukjen e tij, ka thënë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe i ka thënë se do ta rikthejë të nesërmen.

21 Janar 2025, 19:31 Nga r.ll
"Ishte duke punuar në lumin e Shalës kur..."/ Babai i tre
edison oruqi

SHKODËR- Një person në Shkodër është raportuar i zhdukur prej katër ditësh. Sipas raportimeve, Edison Oruqi, babai i 3 fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër ka qenë duke punuar në lumin e Shalës, kur ka humbur kontaktet me familjen. Ndërkohë nga deklarimet e bashkëpunëtorit dhe të familjes, thuhet se Edisoni për herë të fundit ka qenë duke punuar në një bujtinë.

"Ishte duke punuar në lumin e Shalës kur..."/ Babai i tre
edison oruqi

“Dyshohet se ka rënë në ujë. Marjani e ka lënë në një zallishte dhe ka lajmëruar Skënderin ta marrë. Por, ky i fundit kur ka shkuar nuk e ka gjetur dhe ka marrë Policinë”, deklaron xhaxhai i Edisonit, Xhevahir Oruqi.

“Kam shkuar në Polici, por nuk më kanë dhënë informacion, unë dua drejtësi deri në fund. Në të kundërt, do ta marr vetë drejtësinë. Është babai i tre fëmijëve, ka dalë për një kafshatë buke“, shprehet bashkëshortja e Edisonit, Valmira Oruqi

Skënder Pepkolaj, personi i cili ka denoncuar zhdukjen e tij, ka thënë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe i ka thënë se do ta rikthejë të nesërmen. Pasi kanë kryer punën, ky person iu ka thënë se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre.

“Të premten, vëllai i pronarit që na mori për riparimin e bujtinës, na thirri për darkë. Shkuam bashkë me Edisonin. Të shtunën, më tha të ikja, ndërsa Edisonin do e mbante për punë. Prita deri të shtunën në darkë dhe nuk ma solli Edisonin. Të dielën, në 14:20 më erdhi një mesazhi nga i zoti i shtëpisë, ku thoshte se Edisonin e ka lënë në zall.

Dola mora një varkë, shkuam në zall dhe nuk gjetëm njeri. Unë e lashë të shtunën dhe nuk e kam parë më. Aty ku thotë se e la pronari, nuk mund të kalosh, nuk mund të kalojnë as ata që e njohin zonën, jo ne që nuk e njohim. Ne kërkuam në lumë dhe në mal deri në darkë dhe nuk e gjetëm”, thotë punëtori Skënder Peplokaj.

Sipas informacioneve, Policia e Shkodrës, ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës por ende pa asnjë rezultat.

edison oruqi

Sondazh

Poll