Aktualitet

Merr flakë kabina elektrike në parkimin nëntokësor te Bulevardi i Ri, shkak dyshohet një shkëndije elektrike

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 19:40.

21 Janar 2025, 21:06 Nga N.F
Merr flakë kabina elektrike në parkimin nëntokësor te
Foto ilustruese

TIRANË- Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme tek parkingu nëntokesor në hyrje të Bulevardit të Ri. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 19:40.

Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Paraprakisht, raportohet se ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Infomacion paraprak. Më datë 21.01.2025, rreth orës 19:40, tek parkingu nëntokesor në hyrje të Bulevardit të Ri, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike është djegur një kabinë elektrike.

Paraprakisht, raportohet se ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

zjarr ne tirane shkendije elektrike

Sondazh

Poll